Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
Ekonomisti Faton Halili, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se kapaciteti i Maqedonisë së Veriut në raport me vendet e rajonit është dukshëm më i ulët.
MARKETING

Ai theksoi se, sipas tij, institucionet dhe qasja e shtetit nuk po arrijnë të ndjekin dinamikën e vendeve të tjera të rajonit, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Halili shtoi se, pavarësisht se Kosova është shteti më i ri në rajon, institucionet e saj po tregojnë progres më të shpejtë në krahasim me Maqedoninë e Veriut.
“Shteti, pushtetarët tanë, me këtë masë nuk po i ndjek vendet e rajonit dhe po dëshmon se kapaciteti jonë, është dukshëm më i vogël, mos të thëm inekzistent me dy vendet fqinje. Edhe Shqipëria, edhe Serbia edhe Kosova që është shteti më i ri në rajon edhe institucionet i ka shumë më të reja në veprimtari, dita ditë po dëshmon se është më e fortë se Maqedonia e Veriut. A kush kemi qenë në? Një Maqedoni e cila ka qenë një vijë me Slloveninë me Kroacinë, duke pasur parasysh që të gjitha të mirat e ish-Jugosllavisë i ka përvetësuar”, deklaroi Halili.
Sipas tij, kjo situatë tregon mungesë kapaciteti institucional dhe politik në vend, ndërsa theksoi se në të kaluarën Maqedonia e Veriut konsiderohej në një nivel të krahasueshëm me vende si Sllovenia dhe Kroacia, duke përfituar nga trashëgimia e ish-Jugosllavisë. /SHENJA/