Hamiti: Për sundim të ligjit po flasin kampionët e shkeljes së ligjeve dhe të Kushtetutës
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetin për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në Kosovë për sundim të ligjit flasin kampionët e shkeljes së ligjeve dhe të Kushtetutës.
Sipas tij, deputetët e pushtetit sot janë mbi ligjin.
“Për sundim të ligjit flasin te ne edhe kampionët e shkeljes së ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Aktualisht, nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve kryesore të shtetit të Kosovës. Pushteti është sot në duart e disa deputetëve që, në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën tonë, mbajnë edhe pozita ekzekutive. Këta janë mbi ligjin”, ka shkruar ai.