Hamza në Lipjan përdorë për vota kategoritë e dala nga UÇK-ja, premton t’u rris pensionet
Partia Demokratike e Kosovës shpalosi sot programin qeverisës në Lipjan, ku Hamza përdori kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së për premtime elektorale në kërkim të votave.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza premtoi rritjen prej 50% të pensioneve për kategoritë e luftës, krahas rrogave dhe pensioneve.
Ai kritikoi qeverinë në detyrë për keqpërdorim të buxhetit për fushatë elektorale dhe për propagandë.