AA
Zv/kryeministri i Izet Mexhiti njoftoi se sot u bë hapja e një segmenti të rëndësishëm të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8. Ai tha se ky është një nga projektet më strategjike që po realizohen në vendin tonë.
“Korridori 8 në të cilin po punohet si asnjëherë më parë, është investim me rëndësi të shumëfishtë: ekonomike, gjeopolitike dhe zhvillimore. Me ndërtimin e këtij korridori po krijohet një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, kështu duke e vendosur vendin tonë në një rrjet të ri të transportit dhe bashkëpunimit rajonal.
Segmenti i ri i autostradës Kërçovë–Ohër ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit në perëndim të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë dhe duke rritur efikasitetin ekonomik dhe turistik në këtë zonë.
Si Qeveri, kemi marrë përgjegjësinë për të realizuar projekte që e nxjerrin vendin nga izolimi dhe e vendosin në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes europiane.
Rritja e kapaciteteve infrastrukturore është bazë për zhvillim të qëndrueshëm. Përgjegjësia jonë është që ky zhvillim të jetë i drejtë, i shpërndarë dhe i ndjeshëm për nevojat reale të të gjithë qytetarëve.”, shkroi Mexhiti. (INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut