Hapja e Lojërave Olimpike në Paris do të sigurohet nga 45 mijë policë
Ceremonia, e cila do të mbahet jashtë një stadiumi për herë të parë, do të përfshijë rreth 80 anije që transportojnë atletë nga e gjithë bota në rrugën e lumit përgjatë Seine deri në Kullën Eifel, tha kreu i planifikimit dhe koordinimit të Olimpiadës, Lambis Konstantinidis.
300,000 spektatorë pritet të jenë në Seine, duke paraqitur një sfidë serioze sigurie.
Rruga është gjashtë kilometra e gjatë, pra është një zonë e madhe që duhet të jetë nën mbikëqyrjen e sigurisë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për kaq shumë njerëz, tha Konstantinidis, duke shtuar se shërbimet franceze të sigurisë po bashkëpunojnë me shërbimet amerikane të sigurisë.
Në maj të këtij viti, një burrë u arrestua në qytetin francez të Saint-Etienne me dyshimin se kishte planifikuar një sulm në emër të SHI kundër stadiumit të futbollit të qytetit gjatë Lojërave Olimpike.