Haqim Ramadani: Do të jem kryetar i të gjithëve, por votën shqiptare e kërkoj me krenari
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, në një tubim madhështor me qindra mërgimtarë në Cyrih, theksoi se kërkesa për votën e etnisë shqiptare është e drejtë legjitime dhe demokratike.
“Nuk është aspak gabim të kërkosh vota të etnisë shqiptare, është e drejtë demokratike pa i hyrë në hak askujt”, deklaroi Ramadani, duke theksuar se kërkesa për mbështetje nga shqiptarët buron nga nevoja për përfaqësim të denjë dhe zhvillim të barabartë.
Ai theksoi se si kryetar i ardhshëm do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërsa zhvillimi i komunës dhe investimet do të ndahen në mënyrë të drejtë, me prioritet për kokë banori në çdo fshat.
Në fund të takimit, Ramadani bëri thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet e 2 nëntorit, duke shprehur bindjen se me unitet dhe përkushtim “do të dalim faqebardhë dhe do të sjellim ndryshimin që VLEN për Bërvenicën”.