Haqim Ramadani pranon humbjen: Iu luta Zotit të më japë dashurinë e popullit dhe Ai ma plotësoi dëshirën
Haqim Ramadani e pranon humbjen në Bërvenicë. Ai ka dalur me një reagim në rrjetet sociale.
“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Iu luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën.
Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe!” ka shkruar Ramadani