
Haradinaj i bindur: Opozita do ta formoj qeverinë e re
Kandidati për kryeministër nga AAKja, Ramush Haradinaj i ka uruar opozitës fitore opozitës pas publikimit të sondazheve rreth rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, raporton GazetaDemos.
Haradinaj e përjashtoi koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, teksa shprehu gatishmëri për koalicion me PDK-në e LDK-në.
I pyetur se nëse pret ndryshim të rezultateve nga votat e diasporës, Haradinaj tha se nuk e beson një ndryshim të madh.