Haradinaj prezanton katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar katër shtyllat kryesore të programit qeverisës 2025-2029.
Sipas Haradinajt këto janë katër pikat kryesore të programit qeverisës 2025-2029:
- Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;
- Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
- Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
- Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë Haradinaj.
“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj.