Havertz: Duam të ndërtojmë dhe arrijmë diçka të madhe për klubin e tifozët
Pas barazimit zhgënjyes në Premier Ligë ndaj Fullham, që ndali disi ritmin e Arsenalit, tashmë “topçinjtë” do të përballen me Monakon në Ligën e Kampionëv. Skuadra londineze kërkon fitoren për të siguruar një kualifikim direkt në raundin tjetër.
“Në ekipin tonë askush nuk dëshiron të humbas. Ne luajmë kaq shumë lojëra të bukura sa na vjen keq kur dalim nga fusha me një barazim apo humbje”, u shpreh sulmuesi Kai Havertz, i zhgënjyer pas barazimit të fundit.
“Edhe pse kam më shumë se një vit që jam këtu ndihem sikur kam shumë kohë. Ndihem rehat, si në shtëpi. Jemi një grup lojtarësh, bashkë me trajnerin, që duam të ndërtojmë dhe arrijmë diçka të madhe për klubin e tifozët”, shtoi Kai Havertz.
“Periudha tetor-nëntor ishte pak e vështirë për ne. Luajmë kaq shumë ndeshje jashtë fushe, disa lojtarë udhëtuan në Amerikën e Jugut dhe ishte e vështirë për të gjithë ne. Por ne jemi shumë të lumtur që jemi rikthyer së bashku. Do të jemi këtu për 4 muaj dhe të gjithë janë gati për të dhënë dhe marrë maksimumin nga të gjitha ndeshjet. Duhet ta bëjmë këtë që nga sfida e radhës në Ligën e Kampionëve”, tha Havertz.