
Haxhiu: Hallkat elektronike po bëhen, siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike.
Sipas Haxhiut, mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët do të jenë më të sigurt, teksa shtoi se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë që janë viktima të dhunës.
Tutje, ajo kritikoi qeveritë e kaluara se pavarësisht që, sipas saj, më 1 korrik të vitit 2015 kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike, asnjë qeveri s’e kishte marrë mundin ta zbatonte.