Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kuvendit po i rikthehet gjallëria, pas diskutimeve për çështje politike dhe me interes publik në seancën e sotme.
Ajo bëri të ditur se gjatë seancës është formuar Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), dy për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë.
Haxhiu theksoi se Kuvendi do të angazhohet që procesi i përzgjedhjes të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente.