Hendboll, Maqedonia barazon ndaj Austrisë
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, në konkurencën e meshkujve, e nis raundin e dytë të garës finale të Botërorit me barazim pran rezultat 29-29 kundër Austrisë. Pjesa e parë i takoi Austrisë, e cila kishte epërsi prej një goli pran rezultatit 14-13.
Në pjesën e dytë hendbollistët e Maqedonisë ishin më të sigurtë dhe ishin në prag të fitores, por Kuzmanovski humbi penalty për epërsi, të cilën e shfrytëzuan austriakët që të kenë epërsi prej një goli në 4 sekonda para mbylljes së takimit.
Një goditje e fortë nga Kuzmanovski nga 10 metra solli barazim pran rezultatit 29-29. Më efikas te Maqedonia ishte Mitev me 6 gola, aq sa kishte edhe austriaku Huteçek. i cili u shpall “hendbollisti më i mirë i ndeshjes”.