AA
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska në Biznes 21 në TV21 tha se po shqyrtojnë mundësinë që të gjejnë zgjidhje për kartonin e gjelbër, që nuk do të dëmtonte qytetarët, por edhe kompanitë e sigurimit, përcjell TV21. Koçoska tha se heqja e tërësishme e kartonit të gjelbër do të nënkuptonte shtrenjtim të regjistrimit të automjeteve.
“Qytetarëve nuk u intereson heqja, respektivisht vendosja ose heqja e kartonit të gjelbër, sepse që t’ua sqarojmë qytetarëve…Kjo do të nënkuptonte që secili që do të shkojë të regjistrojë automjetin e tij, do të duhet të paguajë karton të gjelbër, pavarësisht nëse del nga shteti ose jo. Detyra e Ministrisë së Financave, siç thash më herët është të mbrojë qytetarët. Ne punojmë në këtë, në gjetjen e zgjidhjeve që do të ishte fer edhe për kompanitë e sigurimit, edhe për qytetarët, por gjithsesi jo në dëm të qytetarëve”, deklaroi Koçoska.
Sot, duke filluar nga ora 13:00, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve
Në poligonin “Krivollak” sot do të shkatërrohet një sasi e madhe mjetesh shpërthyese-mina të sekuestruara para 15 vjetësh, njoftoi Ministria
Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e dënuar me 7 vjet burg, është liruar me kusht dhe është kthyer në shtëpi në