AA
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska në Biznes 21 në TV21 tha se po shqyrtojnë mundësinë që të gjejnë zgjidhje për kartonin e gjelbër, që nuk do të dëmtonte qytetarët, por edhe kompanitë e sigurimit, përcjell TV21. Koçoska tha se heqja e tërësishme e kartonit të gjelbër do të nënkuptonte shtrenjtim të regjistrimit të automjeteve.
“Qytetarëve nuk u intereson heqja, respektivisht vendosja ose heqja e kartonit të gjelbër, sepse që t’ua sqarojmë qytetarëve…Kjo do të nënkuptonte që secili që do të shkojë të regjistrojë automjetin e tij, do të duhet të paguajë karton të gjelbër, pavarësisht nëse del nga shteti ose jo. Detyra e Ministrisë së Financave, siç thash më herët është të mbrojë qytetarët. Ne punojmë në këtë, në gjetjen e zgjidhjeve që do të ishte fer edhe për kompanitë e sigurimit, edhe për qytetarët, por gjithsesi jo në dëm të qytetarëve”, deklaroi Koçoska.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitin, se me qëndrimet e tij politike po
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar pak më shumë se pesë zjarre në hapësira të hapura, por asnjëri prej tyre
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup e privoi nga liria një person lidhur me aksidentin rrugor në Shkup,