Hera e parë që triumfon tenistja, e cila mundi numrin 1 dhe 2 në botë
Tenistja amerikane Koko Gauf fitoi “WTA Finals”, turneun e fundit të vitit për femra, ku luajnë 8 tenistet më të mira në botë. Në finalen e luajtur në Riad (Arabia Saudite), ajo mundi 2-1 kinezen Zheng Kinven (3-6, 6-4, 7-6).
Një triumf historik për Gaufin, pasi për herë të parë në karrierën e saj fiton në WTA Finals. Ajo bëhet tenistja më e re që nga koha e Maria Sharapova (viti 2004) që triumfon në këtë event, rezervuar për lojtarët më të mirë në botë. Falë këtij suksesi, tensitja e re amerikane arriti të “rrëmbejë” edhe një premio prej 4.8 milionë dollarësh. Kjo është premio më e madhe dhënë ndonjëherë në historinë e WTA. Deri më tani, Gauff ka arkëtuar 20 milionë dollarë premio në karrierë.
Gauff shkroi historinë edhe prë faktin se bëhet tenistja më e re në botë që arrin të mundë në një turne numrat 1 dhe 2 në botë. Hera e fundit që një teniste amerikane kishte fituar në WTA Finals ka qenë Serena Uilliams.