AA
Autoritetet turke kanë arrestuar tetë persona, përfshirë presidentin e klubit Eyupspor, Murat Ozkaya, në kuadër të një hetimi të gjerë për baste të paligjshme në futboll.
Federata Turke e Futbollit (TFF) ka pezulluar 1,024 lojtarë nga të gjitha ligat, përfshirë 27 futbollistë nga Superliga, mes tyre edhe nga klubet e mëdha si Galatasaray dhe Besiktas.
TFF njoftoi se ka kërkuar nga FIFA një periudhë të veçantë 15-ditore për transferime, në mënyrë që klubet të mund të zëvendësojnë lojtarët e pezulluar. Ndërkohë, ndeshjet në ligat e dytë dhe të tretë janë pezulluar për dy javë.
Ky zhvillim vjen pas një hetimi tjetër që zbuloi se qindra gjyqtarë turq kishin vënë baste në ndeshje futbolli. Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e ka quajtur këtë situatë një “krizë morale në futbollin turk”.
Edhe Shkupi do të jetë pjesë aktive e zgjedhjeve parlamentare që mbahen në Kosovë më 7 qershor. Në Shkup sot
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se VLEN është i gatshëm
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” tha se po punohet për harmonizimin