
Hetim për vrasje në Tetovë – përfshihet edhe një fëmijë 14-vjeçar
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër disa personave të dyshuar për vepra të rënda penale, mes tyre edhe një fëmijë 14-vjeçar.
I dyshuari kryesor dhe fëmija, të lindur në vitin 2010, akuzohen si bashkëpunëtorë për vrasje sipas nenit 123 të Kodit Penal, si dhe për prodhim, posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve, dhe krime të rënda kundër sigurisë publike.
Ngjarja ndodhi më 10 gusht, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, kur dy të dyshuarit me një pushkë automatike – armë e ndaluar për qytetarët – qëlluan drejt një automjeti “Golf”. Nga të shtënat mbeti i vrarë shoferi, ndërsa pasagjeri mori lëndime të rënda në gjoks. Një fëmijë 12-vjeçar, që ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes, u plagos në këmbë.
Më pas, dy të dyshuar të tjerë, mes tyre edhe një i plagosur nga përplasja, hapën zjarr me pistoleta drejt automjetit që po largohej, duke plagosur rëndë një tjetër person dhe duke dëmtuar makinën e një gruaje, e cila u vu në rrezik për jetën.
Për të gjithë të dyshuarit, përfshirë fëmijën, prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit. Flaka Media