
Hetime intensive në Gajre pas vrasjes në Tetovë – bastisje dhe arrestime
SPB Tetovë ka dhënë sot detaje të reja lidhur me vrasjen që ndodhi më 10 gusht 2025 në qytetin e Tetovës. Sipas njoftimit zyrtar, më 11 gusht, në periudhën prej orës 12:50 deri në 15:00, janë kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi një ditë më parë.
Gjatë bastisjeve, janë gjetur sende me interes për hetimin, ndërsa janë ndaluar katër persona: dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.
SPB Tetovë ka konfirmuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Vrasja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te siguria në zonat periferike të Tetovës.
Flaka