
Himenez: I lumtur që jam këtu, Milani një klub më shum histori
Santiago Himenez ka mbërritur në Milano. Sot është dita e testeve mjekësore, sigurisht që do jetë i pranishëm në stadium për derbin ndaj Inter-it.
Milan do i paguajë Fejnord 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse deri në vitin 2028. Rroga fillestare e meksikanit do jetë 2.5 milionë euro neto në sezon. I pritur nga një grup i madh tifozësh, Himenez tha dhe fjalët e para si milanist, duke treguar arsyen pse zgjodhi pikërisht kuqezinjtë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Milani është një klub shumë i madh me histori”, tha Himenez.
Pas arritjes së marrëveshjes për Himenezin, drejtuesit e Milanit janë hedhur në sulm për objektivin tjetër madhor të merkatos, që është huazimi i Zhoao Feliksit nga Çellsi.