Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga stomatologu dhe zvarritja e lëndës nëpër gjykata
Kosovë

Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga stomatologu dhe zvarritja e lëndës nëpër gjykata

July 8, 2024

AA

Janë bërë 12 vite që nga nisja e hetimeve për një rast të rëndë që i kishte ndodhur një të miture në vitin 2012. Ajo ishte ngacmuar seksualisht nga stomatologu pasi kishte shkuar të marr tretman mjekësor. Bëhet fjalë për stomatologun Xhavit Muqiqi. Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me një vit burg pasi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Dënimi nuk u mbajt pasi rasti ka shkuar në Gjykatën e Apelit në prill të vitit 2023 dhe vazhdon të zvarritet edhe sot.

Në muajin prill të 2023 Gjykata Apelit ka pranuar ankesë nga pala e stomatologut nga Prishtina Xhevat Muqiqi lidhur me rastin e viktimës A.B. Që nga pranimi i ankesës Gjykata e Apelit nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me rastin. Në një përgjigje për Gazetën Insajderi nga Apeli bën të ditur se lidhur me rastin është caktuar gjyqtari referues dhe është në prite sipas radhës së arritjes në gjykatë.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftoj se lënda është e regjistruar me numrin PAKR. nr.246/2023, është e caktuar te gjyqtari referues dhe pret te zgjidhet sipas radhës se arritjes ne Gjykate” thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Si u ngacmua e mitura nga stomatologu?

Në mesditën e 21 janarit të vitit 2012, në ordinancën e Xhavit Muqiqit kishte shkuar viktima A.B. gjashtëmbëdhjetë vjeçare për të marr tretman mjekësor pasi që kishte pasur dhimbje të dhëmbit, me ç’rast i akuzuar kishte ngacmuar seksualisht pacienten e tij, shkruan Insajderi.

Në aktakuzën të cilën ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Xhavit Muqiqi pasi ia dhënë anestesionin të mitures kishte filluar ta përkdhelë, ta puthë dhe e kishte urdhëruar të ulet në prehrin e tij.

“Xhavit Muqiq në cilësinë e mjekut – stomatolog ia kishte dhënë anestezionin, i njëjti kishte filluar me pyetje jo të zakonshme si janë : “Çka, është më e rëndësishme për jetën e saj dhe çka do të thotë fjala intuitë dhe njëkohësisht kishte filluar ta ledhatonte në pjesën e qafës, e kishte puthur të njëjtën në gojë, ku e dëmtuara ka filluar të largohet nga i pandehuri por i njëjti i kishte thënë “se është i besueshëm dhe për çdo problem do t’i ndihmoj edhe për anën financiare”, pastaj i njëjti është ngritur në këmbë duke e ulur të dëmtuarën dy herë në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

E mitura kishte tentuar të largohej nga doktori mirëpo ai pa pëlqimin e saj kishte filluar ta përqafoj duke e shtrënguar.

“…pas përpjekjeve largohet nga i pandehurit  dhe nga i njëjti ka kërkuar ta dijë se a ka përfunduar intervenimin e dhëmbit ku në dalje nga ordinanca përsëri i njëjti pa pëlqimin e saj ka filluar ta përqafonte duke e shtrënguar për kraharori me ç’rast tek e dëmtuara e mitur ka shkaktuar shqetësim”, thuhet ndërj tjera në aktakuzën të cilën ka siguruar Insajderi.

Të gjitha këto, stomatologu, Xhavit Muqiqi në deklaratën të cilin e ka dhënë në prokurori i kishte kundërshtuar. Ai kishte thënë se nuk e ka puthur, nuk e ka ledhatuar dhe nuk e kishte urdhëruar që të ulet në prehrin e tij.

“I pandehuri Xhavit Muqiqi në deklaratën e  tij ka pranuar se me dt. 21.02.2012 A.B ka qenë në ordinacën e tij ka punuar si stomatolog ku ka kërkuar t’ia rregulloi dhëmbin, po ashtu ka pranuar se ia ka rregulluar dhëmbin por i njëjti në deklaratën e tij ka mohuar kryerjen e veprën penale, duke theksuar se nuk e ka puthu dhe nuk e ka ledhatuar të dëmtuarën dhe po ashtu ka theksuar se nuk e ka urdhëruar që të ulet në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

Ai kishte thënë se në ordinancën e tij e mitura kishte ardhur me babain e saj para katër muajve për vënien e protezave rreth rregullimit të dhëmbëve dhe se kishte arritur marrëveshje me babin e saj që t’ia rregulloi dhëmbët.

Ndërsa e mitura ka rrëfyer se doktori i kishte thënë “se prej momentit që të kam parë e kam ditë se ke nevojë për një person që të përkrah dhe sa herë që ki nevojë për rregullimin e dhëmbëve s’ke nevojë të ngushtojshë familjen tënde, se nga unë ki një bonusë jo vetëm për proteza por për çdo mbështetje financiare.

Ndaj Xhavit Muqiqit të cili ishte bërë kallëzim penal në Policinë e Kosovës në shkurtë të vitit 2012 prokuroria kishte prova të mjaftueshme me të cilat vërtetonin se kishte kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”./Insajderi.org/

Ngacmoi seksualisht të miturën – dënohet me një vjet burg stomatologu nga Prishtina

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.