Historiani: Tre mijë vetë do të nisen me autobusë nga Athina për të votuar Gjikurinë
Historiani Arben Llalla ka thënë se tre mijë persona do të nisen me autobusë nga Athina në orën 10 të natës.
Në një lidhje me Skype për emisionin “360 Gradë”, ai deklaroi se këta persona do të vijnë për të votuar për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024.
Sipas Llallës, gjithçka është e organizuar shumë mirë.
“Himara ka qene një qytez apo një port autonom, herë e kontrolluar nga rusët, herë nga venecianët, herë nga francezët, apo herë nga osmanët.
Greqia ka interesat e saj në Himarë, gjë që përputhet dhe me interesat e individëve që kanë probleme me pronat, me tapitë atje. Çështja është që pse Himara të identifikohet si e tillë, kur aty nuk ka grekë, aty mercenarë. Sa për autobusat që do të vijnë nga Athina, janë rreth 3 mijë veta që do të nisen që të premten (3 gusht), në orën 10 të natës.
Të premten në 10 të natës do të nisen autobusat nga Athina. Janë të organizuar shumë mirë. Ka informacion shteti shqiptar”, u shpreh Llalla.
/a.r