Hojlund tallet keq me Uollkerin, i shkruan edhe një poezi
Rasmus Hojlund u tall keq me Kajli Uollker duke ia kushtuar atij një poezi në rrjetet sociale pas fitores dramatike të Man. Junajtedit ndaj Sitit.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e Cityt të cilët shënuan për 1-0 me Joshko Gvardiol. Sidoqoftë, rikthimi i madh i Unitedit erdhi në pjesën e dytë, më saktësisht pak minuta pa përfunduar ndeshja. Me dy gola pak minuta pa përfunduar koha e rregullt, Bruno Fernandes dhe Amad Diallo realizuan për të kompletuar rikthimin e madh.
Hojlund dhe Uollker u përplasën kokë më kokë në këtë takim dhe duket se për danezin kjo nuk ishte diçka që mbeti vetëm në fushë. Pas përfundimit të ndeshjes, Hojlund publikoi në Instagram një foto të tij së bashku me Ëalker duke e shoqëruar me një përshkrim interesant.
“Mançesteri është i kuq… lulet janë të kaltra. Çfarë paraqitje brilante, por Oskar (çmimi) shkon për…”, ka shkruar Hojlund.
Kjo fitore ishte më se e nevojshme për Junajtedin pasi ata paraprakisht kishin humbur dy takimet e fundit në kampionat.