Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Homeopatia shëron të sëmurin, jo sëmundjen
Shëndetsi

Homeopatia shëron të sëmurin, jo sëmundjen

January 10, 2024

AA

Katherine Streeter for NPR

Që kur është paraqitur para më shumë se dy shekujve, homeopatia është mjet i kontestimit midis mjekëve dhe farmakologëve. Derisa të parët e ekzagjerojnë, të dytët i sjellin në dyshim rezultatet e saj të shërimit.

Është interesante që gjatë historisë shumë mjekë kanë marrë detyrë që t’i përgënjeshtrojnë rëndësinë e homeopatisë, mirëpo në fund, duke u bindur për dobinë e saj, filluan ta aplikojnë.

Homeopatinë e ka njohur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas raportit të së cilës kjo metodë e shërimit zë vendin e dystë në botë menjëherë pas mjekësisë kineze. Mjekësia klasike zë mezi vendin e katërt në listën e OBSH-së.

Mirëpo, homeopatia nuk është bimore, as mjekësi popullore. Ajo është shkathtësi e shërimit e cila nga degët e tjera të mjekësisë dallohet për shumëçka, e aq më tepër sipas metodave suptile dhe qasjes së posaçme ndaj pacientit.

Ekzistojnë dy ligje të rëndësishme të cilave duhet të ju përmbahemi në mënyrë që mjekësia homeopatike të mund të jetë e aplikuar: ligji i ngjashmërisë dhe ligji i dozave minimale, transmeton Telegrafi.

Në qoftë se ndonjë substancë tek personi i shëndoshë nxitë veprim të caktuar, atëherë me atë substancë do të mund të shërohet i sëmuri tek i cili paraqiten simptomat e tilla. Për shembull: pastrimi i qepës nxit lotët në sy dhe ngashënjen hundën, simptoma këto të njëjta me ato të llojit të alergjisë në polen. Pra, qepa shëron alergjinë në polen tek personat tek të cilët shfaqen simptomat e tilla.

Ligji i dozave minimale karakterizohet me përdorimin e dozave sa më të vogla të barit në mënyrë që të stimulohet vet mekanizmi i zbehur i organizmit.

Homeopatia vëren se të gjithë simptomat e sëmundjes janë në fakt rezultat i një diskrepance e cila e ka përfshirë tërë trupin dhe se pacienti është po ai i cili kërkon trajtim e jo sëmundja. Tek homeopatia është shumë e rëndësishme tretja dhe potencimi.

Çdo bar homeopatik posedon një pasqyrë të qartë personale të asaj se çfarë mund të shërojë. Marrë përgjithësisht, këtu bëhet fjalë për gjendjen emotive të pacientit dhe mbi shenjat e veçuara e simptomat e sëmundjes.

Qasja themelore në homeopatinë mjekësore është qasja holistike. Vetë doktrina e homeopatisë kërkon që njeriu të trajtohet si tërësi e karakteristikave fizike, emotive, mentale dhe shpirtërore në mënyrë që të shërohet si njësi e plotë universale.

A është homeopatia e rrezikshme?

Çdo llaç mund të shkaktojë efekte të ndryshme anësore, madje edhe ai natyral. Shumica e ilaçeve homeopatike janë të sigurta, por duhet të përdoren me këshillat e ekspertëve.

Megjithatë, shumë ilaçe homeopatike mund të shkaktojnë efekte të ndryshme anësore, duke përfshirë dhimbje në stomak, dhimbje koke, të përziera, skuqje të lëkurës, dëmtimin e mëlçisë dhe pankreasit. Janë të rralla por ka pasur raste kur homeopatia ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore siç është dështimi i veshkave.

Deri te pasojat negative vjen kur homeopatia nuk përdoret si duhet, kur kombinohet me ilaçet tjera ose kur ilaçet homeopatike merren pa këshillim të mëparshëm me ekspertin.

Për shkak të përbërësve potencialisht të rrezikshëm, ilaçet homeopatike nuk duhet t’u jepen fëmijëve, femrave shtatzënë dhe atyre që ushqejnë më gji. Personat që marrin ilaçe tjera duhen të këshillohen me mjekun ose farmacistin para se të marrin tretjen homeopatike për të mos ardhur deri te pasojat e rrezikshme.

Ilaçet më të shpeshta homeopatike

Belladonna – Ky është ekstrakt i lules me të njëjtin emër. Është përdorur që nga shekulli XVI për t’i dhënë faqeve ngjyrë të kuqe natyrale. Për romakët ka qenë i dashur për shkak të përbërësve toksik. Megjithatë, nëse bima është përpunuar si duhet, bëhet llaç i cili mund të ndihmojë te lehtësimi i etheve.

Gelsemiumi – Kjo lule e bukur e verdhë është helmuese. Nëse përpunohet si duhet liron veçoritë e veta shëruese dhe ndihmon tek lehtësimi i simptomave të gripit.

Pulsatilla – Kjo është një na bimët më të vjetra homeopatike. Nëse merret në sasi të tepruar mund të shkaktojë rrahje të çrregullta dhe të ngadalësuara të zemrës, diarre dhe të vjella. Në sasi të duhura mund të ndihmojë te gripi, ftohja, kolli dhe infeksionet e sinuseve.

Amica – Vjen nga familja e lulediellit ndërsa përdoret me shekuj për qëllime mjekësore. Mund të ndihmojë te lehtësimi i dhimbjeve në muskuj, shërimi i plagëve dhe gërvishtjeve. Përbërësit e kësaj bime nxisin qarkullimin e gjakut nga sipërfaqja e lëkurës. /Telegrafi/
 

Previous post
Next post
Të fundit

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5264
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po qëndron në Ohër në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në kuadër

Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burgim

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.