Hoti i ashpër me Kurtin: U kthehemi kutive të votimit sepse autokrati dëshiron të uzurpojë shtetin
Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër teksa ka thënë se më 7 qershor do të mbahen zgjedhjet sepse kështu dëshiron Albin Kurti, të cilin e ka quajtur autokrat.
Hoti ka thënë se nuk duhet lejuar të uzurpohet shteti nga Kurti.
“Më 7 qershor duhet sërish t’u drejtohemi kutive të votimit. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin.”, ka thënë Hoti.
“Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do të lejojmë të ndodhë. Më 7 qershor duhet të bashkohemi të gjithë në refuzimin qytetar ndaj këtij personi”, ka thënë ai.
“Më 7 qershor duhet të bëhemi bashkë për shtetin e Kosovës. Shteti është shtet, nuk nëpërkëmbet, nuk abuzohet me të”, ka theksuar Hoti.