
Hoxha reagon ndaj deklaratave të Taravarit: Më shumë se fjalët, na tronditi kush i tha
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka reaguar shkurt pas akuzave të rënda që kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, lëshoi kundër ish-bashkëpartiakëve gjatë një interviste për mediat në Kosovë.
“Më shumë se fjalët që tha, na tronditi fakti se ato dolën nga goja e Arben Taravarit. Kaq. Asnjë koment më shumë”, u shpreh Hoxha, duke lënë të kuptohet zhgënjimin e thellë nga qëndrimet e ish kryetarit të tij./Zyrtare.net/