Hoxha: Sapo dëgjova për interesimin e Dinamos, nuk u mendova dy herë
Arbër Hoxha tashmë zyrtarisht është pjesë e Dinamo Zagrebit. Gjatë prezantimit të tij, ai zbuloi se e kishte ëndërr të luante për Dinamon dhe kur dëgjoi për interesimin e klubit nuk u mendua dy herë.
“Jam shumë i lumtur që arritëm një marrëveshje me Dinamo dhe u bëra lojtar i këtij klubi të madh, më të madhit në Kroaci! U falënderoj ish-shokët e skuadrës dhe trajnerin për të gjitha përvojat, për gjithçka më kanë mësuar, por tani për mua fillon vërtetë tregimi i aftësive të mia në kuptimin e plotë të fjalës. Prej kohësh ishte dëshirë e imja të luaja për Dinamo, dhe sapo dëgjova që klubit i interesonte unë, asnjëherë nuk dyshova në rrjedhën e gjithë kësaj historie, që në fund ndodhi,” tha mes tjerash reprezentuesi i Kosovës.
Kjo lëvizje vlen si një rritje e madhe në karrierën e 27-vjeçarit, i cili e ka nisur udhëtimin e tij futbollistik në Kosovë dhe më pas ka bërë emër në futbollin kroat.