AA
Hoxhë Metush Memedi ka folur rreth pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ata përballen me shumë probleme ekonomike, sociale, kulturore, sportive dhe politike.
Ai tha se diskriminimi është i pranishëm në çdo fushë të jetës: “Në sport shqiptarët nuk kanë hapësirë. Ushtron karate në Shkup dhe nuk del dot. Mund të kesh aftësi të mëdha, sikur Xheki Çeni, por prapë ta bëjnë me hile. Në politikë jemi të diskriminuar, në arsim po ashtu, në aspektin fetar dhe social gjithashtu.”
Sipas tij, përkundër gjithë këtyre padrejtësive, shqiptarët vazhdojnë të tregojnë durim dhe të mos krijojnë probleme. “Na thonë terroristë, por ne jemi të butë. Boll llokum jena, loçka jena përballë gjithë këtyre sfidave. A e keni bërë analizë kush na mban? Na mban edukata familjare dhe feja”, tha më tej hoxha. (INA)
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në
Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në
Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku bënë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në nderim