Hoze Murinjo, nis kontaktet me klubin anglez për kthimin në Premier Ligë
Sipas “The Guardian”, Hoze Murinjo, ka nisur bisedimet me Njukasëllin, i cili po planifikon largimin e Edi Hau, për t’i lënë vendin pikërisht trajnerit portugez.
Pas dy eksperiencave me Çellsin, te Mançester Junajted dhe te Totenhem, Hoze Murinjo është gati të zbarkojë përsëri në Premier Ligë, me qëllimin që të tentojë një sukses të fundit në futbollin britanik. Kontaktet e Murinjos me drejtuesit e Njukasëll në fakt duken të hershme, pasi raportohet se ai është takuar me pronarin e këtij klubi, Jasir Al Rumajan, në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1.
Kontaktet kanë vazhduar në kohë dhe me largimin gjithnjë e më të mundshëm të Hau, Murinjo po bëhet gati për pankinën e anglezëve. Ndoshta kjo është arsyeja pse vetë tekniku portugez ka nisur të lëshojë deklarata të çuditshme për futbollin turk, duke u shprehur publikisht se askush nuk e ndiqte atë.