
Hoze Murinjo planifikon 6 blerje të reja te Fenerbahçe
Hoze Murinjo është gati që të bëjë shumë ndryshime të Fenerbahçe, pasi synimi i vetëm i tij dhe i klubit është të rikthej titullin e Turqisë. Murinjo ka vënë nënshkruar një kontratë që do ta shohë atë të marrë drejtimin e gjigantëve turk Fenerbahçe deri në vitin 2026.
Murinjo do të mbikëqyrë skuadrën e Superligës Turke, e cila për pak e humbi titullin këtë sezon ndaj rivalëve të Gallatasarajt. Trajneri portugez do të shpresojë se mund të krijojë një skuadër që do t’i japë fund pritjes së tyre 10-vjeçare për të rifituar titullin e kampionëve të Turqisë
Me përvojën e madhe të Murinjos dhe katalogun e lojtarëve të jashtëzakonshëm që ai ka menaxhuar, gazeta “The Sun” ka hedh një vështrim se si Fenerbahçe mund të rreshtohet vitin e ardhshëm me disa fytyra të reja që vijnë nga dera. Pavarësisht se Fenerbahçe pësoi numrin e dytë më pak të golave në Super Ligën Turke sezonin e kaluar, do të duhet të ketë disa ndryshime në prapavijë.
Dominik Livakoviç ka të ngjarë të ruajë vendin e tij mes shtyllave, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Ferdi Kadioglu dhe Bright Osayi-Samuel. Murinjon pritet të ndërhyj në qendër të mbrojtjes duke nënshkruar me ish-lojtarët e tij të Man. Junajtedit, Viktor Lindelof dhe Hari Meguajer.
Në mesfushë, portugezi gjithashtu do ta ketë një ish-lojtar të tijin, Fred, i cili do ta formojë një dyshe me yllin argjentinas, Xhiovanni Lo Celso, të cilin e ka pasur lojtarë të Tottenham Hotspur. Sulmi do të jetë i gjithi i rinovuar me yje si Villian dhe Paolo Dibala nga krahët dhe Romelu Lukaku në qendër. Pas tyre pritet të jetë Dushan Tadiç.