Humb jetën një 25-vjeçar nga Kriva Pallanka, ka rënë nga oxhaku
Njëzet e pesë vjeçari nga Kriva Pallanka ka humbur jetën dje si pasojë e rënies nga oxhaku i një objekti të braktisur, njoftoi sot MPB.
“Me datë 15.07.2024 në ora 11:54 në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, nga ana e Urgjencës Mjekësore në Kriva Pallankë është raportuar se tek ta është sjellë i ndjeri R.M (25). Sipas dëshmitarëve okularë, rreth orës 11:30 R.M. është parë duke qëndruar në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën “Edinstvo”, nga ku ka rënë dhe pas tij ka rënë edhe konstruksioni i betonit i oxhakut, pas së cilës menjëherë kanë thirrur ndihmën e shpejtë”, njoftojnë nga MPB.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, kontroll është kryer nga ekipi i DPB-së Kriva Pallankë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.