Humbësi i zgjedhjeve lokale që synon të bëhet deputet, Xhafer Gashi i LDK-së pa u këndellur ende nga humbja synon sërish vota
Janë të rralla rastet kur politikanë të caktuar humbin shumë gara politike por vazhdojnë të garojnë sërish me shpresën që ndoshta dikur do të marrë një ulëse diku.
Një rast i tillë është edhe Xhafer Gashi i LDK-së, i cili ka pësuar një humbje para pak javësh kur u mund nga Halil Thaçi i Vetëvendosjes në garën për kryetar të komunës së Obiliqit, shkruan Veriu.info.
Pa u këndellur ende nga humbja, Gashi si humbës synon tash Kuvendin e Kosovës në një garë të ashpër politike ku LDK nuk pritet të ketë ndonjë rritje të theksuar të votës.
Se cili do të jetë rezulati i tij në zgjedhje mbetet të shihet, por gjasat e tij në një garë të brendshme të LDK-së që dominohet nga kandidatët e Prishtinës, Gashi vështirë do t’ia del.
Tek e fundit do ta merrte edhe një epitet të radhës si “humbës”, me shpresë që do të fitojë ndonjëherë tjetër./Veriu.info/