
Humbi penalltinë, familja e Havertz-it merr kërcënime për vdekje
Bashkëshortja e Kai Havertz-it ndau kërcënimet për vdekje që ajo mori në rrjetet sociale pasi ylli i Arsenal-it humbi një penallti. Sofia, gruaja e Havertz-it, ka zbuluar kërcënimet tronditëse që ajo dhe familja e tyre morën pas penalltisë së humbur nga gjermani, duke rezultuar në eliminimin e Arsenal-it nga FA Cup kundër Man. Junajtedit.
“Për dikë që mendon se është në rregull të shkruajë diçka të tillë, është vërtet tronditëse për mua. Shpresoj që të ndiheni shumë të turpëruar me veten tuaj. Nuk e di çfarë të them, por ju lutem, tregohuni më respektues. Ne jemi më të mirë se kaq,” ka shkruar gruaja e Havertzit në rrjetet sociale.
Ndeshja përfundoi 1-1 pas 120 minutash në “Emirates”, dhe Junajted triumfoi me penallti. Havertz fitoi një penallti në mënyrë të diskutueshme pas një dueli me Hari Mekguajer, por portieri Altaj Bajindir priti gjuajtjen e kapitenit Martin Odegaard. Në serinë e penalltive, Havertz humbi një shans vendimtar, ndërsa Junajted ishte i përsosur nga pika e bardhë, me Xhoshua Zirkzee që shënoi golin vendimtar dhe siguroi kalimin në raundin e katërt ku do të përballet me Lester Sitin.