Humbja e dy prindërve, emocionon Rozana Radi: Boshllëk që askush s’mund ta plotësojë
Artistja e njohur Rozana Radi ka folur për herë të parë për dhimbjen e thellë që i ka lënë humbja e prindërve të saj, të cilët janë ndarë nga jeta prej kohësh. Teksa ishte e ftuar në emisionin “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, Rozana u shpreh se ajo vazhdon të përballojë këtë humbje të madhe, që është një boshllëk që askush nuk mund ta mbushë.