
I dyshuari për krime lufte në Burim të Malishevës, arrin në gjykatë

Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, pritet të paraqitet sot para gjykatës.
Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar është shqiptari me emrin Ramadan Morina.
Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.
Sipas informacioneve të Insajderit, Morina po jetonte në Serbi. Ai ishte me profesion taksist.
Morina është arrestuar ditën e martë dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.
