“I kam shkruar para shumë kohësh”, Mozzik flet për njohjen me Lotinën
AA
“I kam shkruar para shumë kohësh”, Mozzik flet për njohjen me Lotinën
“Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28 vite jetë.”-tha Mozzik në një intervistë pak ditë më parë për të dashurën e tij, Lotinën.
Edhe pse lidhjen kanë mëpak se një muaj që e kanë bërë publike, nuk dihet se kur janë njohur.
Në një intervistë tjetër, Mozzik ka treguar së fundmi se njohja e tyre nuk ka qenë rastësi. Ai u shpreh se e ka pëlqyer dhe i ka shkruar Lotinës shumë kohë më parë. Por, jeta i përballi së fundmi në rrethana të tjera.
“Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur dhe sado që t’i japësh anë kësaj teme, në atë kuptimin. Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.”
(VIDEO) Rokas: Vendit i mungon pragmatizmi politik për
Euroambasadori Mihalis Rokas, ka thënë sot se, rruga e Maqedonisë së Veriut për të ecë përpara në aspektin e eurointegrimeve,
(VIDEO) VLEN: Izet Mexhiti është emër që i
Janë rishfaqur përplasjet deklarative ndërmjet nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani dhe ish nënkryetarit të kësaj partie, tani
(VIDEO) Fatmir Limani: Zgjedhjet parlamentare, sa më shpejt
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale Fatmir Limani e konfirmon edhe njëherë se i ka ndarë rrugët me koalicionin VLEN.