I tha se dëshironte të bëhej si “Taylor Swift”, Zuckerberg i shuan ëndrrën vajzës së tij
AA
Titani i teknologjisë, Mark Zuckerberg zbuloi së fundmi se çfarë i tha vajzës së tij kur e njëjta pohoi se donte të bëhej një ditë e famshme si Taylor Swift.
“E dërguam në një koncert të Taylor Swift dhe më tha: ‘E di çfarë babi, unë dua të jem diçka si Taylor Swift kur të rritem’”, ndau Zuckerberg për publikun, derisa shpjegoi edhe se çfarë e këshilloi se çfarë duhet të bënte.
“Unë i thashë vajzës time, por nuk mundesh. Kjo nuk është e disponueshme për ju”, i tha Zuckerberg vajzës së tij.
Ai më pas potencoi se gjatë bisedës së tyre, ajo përfundimisht ndryshoi mendje dhe tha se donte të ishte vetvetja: “Në rregull, kur të rritem, dua që njerëzit të duan të jenë si August Chan Zuckerberg”, citoi shefi i Meta-s fjalët e vajzës së tij.
Zuckerberg është një fans i Taylor Swift prej disa kohësh tashmë.
Ai madje shoqëroi tre vajzat e tij, Maxima-n, (tetë vjeçe), August dhe Aurelia-n (17-muajshe) në koncertin Eras Tour në Kaliforni, korrikun e kaluar.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juBaush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo
Ekonomisti Abil Baush ka deklaruar se përdorimi i huave publike për shpenzime operative, si pagat dhe pensionet, nuk kontribuon në
Halili: Ulja e TVSH-së për derivatet jo e
Ekonomisti Faton Halili e ka cilësuar të pamjaftueshme masën për zvogëlimin e TVSH-së për derivatet e naftës. Në emisionin “Debat
Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me
Ekonomisti Faton Halili, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se kapaciteti i Maqedonisë së Veriut në raport me vendet e