
”I thanë babait varri është gati” – Modelja kosovare tregon mes lotësh se si i shpëtoi vdekjes
Modelja kosovare, Saranda Ademi, ka bërë një rrëfim prekës mbi përvojën e saj të vështirë me vdekjen, duke treguar se ishte në koma dhe mjekët kishin pak shpresa për mbijetesën e saj.
Në një intervistë emocionale, ajo ka zbuluar se familja e saj kishte kërkuar më shumë kohë para se të ndodhte intubimi, çka sipas saj i shpëtoi jetën.
“Një në një mijë mund të dalë nga koma, por që të ecë dhe të ketë një jetë normale është edhe më e rrallë,” tha ajo mes lotësh. “Mjekët më shpjeguan se unë isha si në një negociatë me babain tim në botën tjetër për kthimin tim. Nuk do të jem më e njëjta Sarandë që kam qenë, por është vetëm Zoti ai që bën mrekulli.”
Ajo tregoi se gjatë asaj kohe, gjyshërit e saj i kishin thënë babait të saj të ndjerë: “Varri është gati, sille këtu.” Por motrat e saj kishin insistuar që të mos dorëzoheshin: “Doktor, na jep edhe 10 minuta,” ishin fjalët që, sipas saj, e shpëtuan nga intubimi.
Deklarata e plotë: