I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, vdes 49-vjeçarja
Ka ndërruar jetë rrugës për tek Trauma 49-vjeçarja e cila i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni në qytetin e Korçës.
Informacion paraprak
Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia më herët.