
Ibrahimi: Nëse BDI qëndron pas zjarreve, ky është fundi i saj politik
July 12, 2025
AA
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër pas informacioneve që lidhen me përfshirjen e eksponentëve të BDI-së në zjarrvëniet e fundit që kanë përfshirë rrethinën e Shkupit, duke paralajmëruar se nëse këto dyshime konfirmohen, atëherë BDI do të përjetojë fundin e saj politik dhe moral.
“Aty ku ka tym, ka edhe zjarr. Dhe kush po i hedh benzinë këtij zjarri? Informacionet kanë qarkulluar prej kohësh: BDI, në mungesë të shpresës për t’u kthyer në pushtet, mund të inskenojë incidente për të prodhuar krizë dhe për të rikrijuar ndonjë kauzë politike false, nën emrin ‘nongrata, kazino, korrupsion e krim’”, shkruan Ibrahimi.