
Ibrahimoviç: Presidenti dëshiron që ne të shpenzojmë më shumë, por unë them jo
Së bashku me Emerson Rojal, nënshkrimin e ri të Milanit, në sallën e shtypit të Milanello ishte i pranishëm edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili prezantoi prurjen e re si menaxher i “kuqezinjve”. Gjithashtu, suedezi foli edhe për lëvizjet në merkaton e kësaj vere të klubit.
“Para se të filloj, dua të mirëpres Emerson Royal. Ne e kemi ndjekur për një kohë të gjatë, por e kemi sjellë në kohën e duhur. Lojtar fizik, sulmues dhe mbrojtës. Luan me kaq shumë intensitet dhe vendosmëri. Me Emersonin bëhemi edhe më të fortë. Ai ishte një nga objektivat që i kishim vendosur vetes që nga fillimi i merkatos dhe sot është këtu, më në fund,” tha nw fillim Ibra.
A kishte ky përforcim edhe miratimin i Kardinale-s?
“Gerry është në qytet, kemi pasur takime dje dhe sot. Ne flasim për gjëra të ndryshme, nuk është asgjë e re. Presidenti dëshiron që ne të shpenzojmë më shumë, por unë them jo. Le të shpenzojmë aty ku duhet për t’u forcuar.
A duhet të presim edhe dy goditje të tjera në merkato?
“Kjo nuk do të thotë se do të vijnë edhe dy lojtarë të tjerë. Për të ndërtuar një klub nuk është vetëm kush hyn. Pastaj do të shohim. Ne nuk jemi me nxitim, gjithçka është nën kontroll. Kemi objektivat tona, strategjinë që po ndjekim për ta forcuar ekipin.”
A do të ketë më shumë goditje në mbrojtje?
“Ajo që duam të ndërtojmë është një ekip kompakt. Në sulm jemi kompaktë dhe të fortë, nuk shoh asnjë lëvizje. Pjesa mbrojtëse është forcuar me Emerson, Pavlovic… Pastaj do të shohim, ndoshta ka vend për diçka shtesë. Ne po punojmë,” tha mes tjerash Ibrahimoviç.