
Ibraimi: Pa pastrim të Çairit, nuk vlejnë argumentet për ndërtimet pa leje
Njëri nga liderët e VLEN, Zeqirija Ibraimi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rëndë me mbeturinat në komunën e Çairit, duke e kritikuar kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për mosveprim.
Përmes një postimi në Facebook, Ibraimi ka thënë se derisa Arsovska nuk e përmbush detyrimin e saj për ta pastruar Çairin nga mbeturinat, që ai e cilëson si “bombë ekologjike”, çdo debat për ndërtimet pa leje bie poshtë. “Derisa Danella Arsovska nuk e bën detyrimin e saj, që ta mbledhë bërllokun nga Çairi, që të shpëtojmë nga kjo bombë ekologjike, nuk i vlen asnjë argument për ndërtimet pa leje”, shkruan Ibraimi.
Ndryshe, situata me higjienën publike në disa pjesë të Shkupit, sidomos në Çair, ka qenë vazhdimisht temë shqetësimi për banorët, ndërsa reagimet ndaj institucioneve kompetente po shtohen çdo ditë.