AA
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibraimi nën praninë masovike të qytetarëve të Vrapçisht tha se në këtë komunë garojnë me avokatin Mehmet Seferi i cili nuk ishte ndonjë aktivist partiak, por ishte i vlerësuar siç tha, nga ne si VLEN dhe nga vetë qytetarët e Vrapçishtit.
“Të bashkohemi rreth kandidaturës së Mehmet Seferit i cili në biografinë e tij nuk ka asnjë fije korrupsioni”, tha Ibraimi gjatë hapjes së Shtabit zgjedhor në këtë komunë.
VLEN në këto zgjedhje, shtoi ai, vjen me një kapital prej 15 muajsh, ku gjatë kësaj kohe siç tha kemi dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe ndihmën në pushtetin lokal.
Sipas madje gjatë kësaj kohe kanë bërë edhe gjëra që në të kaluarën kanë qenë të paimagjinueshme.
“Në Shkup u ndanë 31 mijë metra katrorë ku do të bëhet kampusi i UNT-së që kap vlerën diku rreth 40 milionë euro, aty po bëhet Sheshi Skënderbe që do të ketë vlerën mbi 25 milionë euro dhe projekte tjera”, tha mes tjerash Ibraimi.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar sërish duke kërkuar sqarime dhe veprime institucionale lidhur me një vendim të drejtorit
Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar shtatë persona nën pretendimin se dyshohen për tentativë djegieje të një objekt fetar
Gjatë festës së 1 Majit nga sot e premte, deri të dielën, më 3 maj, autobusët e Ndërmarrjes Transportuese Publike-Shkup