AA
Sot ka ndërruar jetë aktori i madh i teatrit dhe filmit shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të ndritura të kulturës shqiptare. Ikja e tij lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në skenën artistike dhe në kujtesën kolektive të publikut shqiptar.
Përveç kontributit të jashtëzakonshëm në art, Petrovci shpeshherë shprehej hapur edhe për zhvillimet politike në vend. Në një intervistë, ai kishte folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me fjalë që sot mbeten testament i fuqishëm:
“Unë? Jo, unë nuk e “dua” Albinin. Albinin e duan të gjithë. Të gjithë janë krenarë me të. Ata e kanë për detyrë ta kritikojnë, por në të vërtetë e kanë ëndërr të bëjnë atë që ka bërë ai.”
Këto fjalë për Kurtin dëshmojnë qartë se Petrovci nuk ishte vetëm një artist i pavdekshëm, por edhe një zë i sinqertë që reflektonte mendimin e shoqërisë për lidershipin në Kosovë.
Me largimin e tij, arti shqiptar humbi një ikonë, por vepra dhe mesazhet e tij do të mbeten të gjalla përherë.(INA)
Sonte ka filluar zyrtarisht punën grupi i dytë i Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair. Në
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja”
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” tha se në ASH nuk ka ndodhur ndarje por një