Incident mes policisë dhe disa qytetarëve në Çair (Video)
Një përleshje fizike mes disa qytetarëve dhe pjesëtarëve të policisë, raportohet të ketë ndodhur para pak çastesh në Çair të Shkupit, në afërsi të xhamisë “Jahja Pashë”.
Në pamjet e dërguara nga dëshmitarët e ngjarjes, shihen shumë qytetarë të tubuar para shkollës fillore “Liria”, ndërsa dëgjohen edhe sirena të veturave të policisë.
Sonte (06.01.2024) në Shkup, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.Q.(32), N.S. (28) dhe N.S.(35) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit se sot rreth orës 20:30 në territorin e Kisella Vodës, kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës kanë ikur, thekson MPB për TV21.
Nga MPB theksojnë se pas masave të marra nga punonjësit e policisë, të treve iu është hequr liria dhe gjatë kapjes ata kanë sulmuar zyrtarët e policisë.