Incident para ndeshjes me Lacion, Tushel largohet nga stadiumi duke çaluar
Tomas Tushel ka shpëtuar pankinën e tij duke qenë se në rast eliminimi mund të vinte shkarkimi, duke ditur që megjithatë në fund të sezonit është zyrtarizuar divorci me Bajern Munihun. Trajneri ka qëndruar në stol për 90 minuta, por jo sepse nuk donte të shtynte ekipin, por sepse nuk mund të lëvizte dot. Motivi lidhet me një incidentin përpara ndeshjes.
Trajneri gjerman e shpjegoi pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Lacio-s, që vleu kualifikimin në çerekfinalen e kompeticionit.
“Nuk mund të ecja dot, çaloja dhe nuk hiqja dot as këpucën nga këmba. Do të mjekohem. Përpara ndeshjes, mbajta një diskutim motivimi përpara ekipit dhe në nerva e sipër godita një kuti, duke dëmtuar gishtin e madh të këmbës. Nga aty nuk mund të ecja dot normalisht dhe qëndrova në stol 90 minuta. Skuadra nuk e kuptonte se pse sepse nuk i thashë asgjë,” tha mes tjerash trajneri gjerman.