AA
Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes futbollistike mes KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep,zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.
Ja reagimi i plotë:
REAGIM!
Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes futbollistike mes KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.
Pas përfundimit të ndeshjes, policia ka identifikuar dhe ndaluar personin që shkaktoi incidentin në dhomën e zhveshjes së ekipit mysafir, ndërsa ndaj të tjerëve që kanë marrë pjesë në sjellje të papërshtatshme janë ndërmarrë procedurat përkatëse në bashkëpunim me organet kompetente.
Në të njëjtën kohë, janë iniciuar masa disiplinore ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk kanë reaguar me kohë, sepse përgjegjësia në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike është e pandashme.
Po ashtu, dua të siguroj se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes. Institucionet do të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur rendin publik dhe për të garantuar sigurinë e secilit qytetar, pa dallim.
Dhuna nuk ka vend në sport”, thuhet në reagim.(INA)
Vendi po vazhdon të përballet me zjarre, ndërsa temperaturat e larta po sfidojnë edhe më shumë isntitucionet. Qendra e Menaxhimit
Rastin e personit të tretë të përfshirë në aksidentin tragjik në Radishan, në të cilin humbi jetën 19 vjeçari, Prokuroria
Disa komuna në vend po ndërmarrin masa të ndryshme mbështetëse për qytetarët, përmes subvencioneve për kategori të caktuara – nga