Infermierja vetëvritet duke u hedhur nga pallati, la pas fëmijën 2 vjeç!
Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan.
Një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Ende nuk dihet mosha e saj e saktë, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2 vjeç.
Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.