
Inflacioni në muajin mars është ulur në nivel mujor, ndërsa është rritur në nivel vjetor në Maqedoni
Shpenzimet e jetesës në mars shënojnë rritje prej 2,7 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 2,2 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në krahasim me shkurtin, shpenzimet e jetesës u ulën për 1,3 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0,9 për qind.
Ulja e inflacionit në mars është rezultat i uljes së shpenzimeve së jetesës në sektorin e ushqimit dhe në pjesën e pijeve joalkoolike për 3 për qind, Transportit për 1,8 për qind, Mobiljeve, Mallrave shtëpiake dhe mirëmbajtjes për 0,6 për qind, Pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve për 0,5 për qind dhe Mallrave dhe shërbimeve të ndryshme për 0.3 për qind.
Rritje të shpenzimeve të jetesës në krahasim me shkurtin ka në grupet: Strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse dhe Veshje dhe veshmbathje për 0,4 për qind, Restorante dhe hotele për 0,3 për qind, Komunikim dhe Shëndetësi për 0,2 për qind dhe Rekreacion dhe kulturë për 0,1 për qind. Në grupin Arsim, shpenzimet e jetesës mbeten në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.