Inspektorati shëndetësor vendosi, s’do të pranohen në çerdhe fëmijët e pavaksinuar
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) sot ka marrë vendim nga ministri i Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, që të kryhen inspektime të jashtëzakonshme dhe të ndalojë pranimin e fëmijëve të pa imunizuar në institucionet parashkollore, ose të cilët nuk janë imunizuar plotësisht me DTP, informuan sot pasdite nga Inspektorati.
“Inspektimet e jashtëzakonshme do të nisin të hënën, më 11 mars, me vendimin për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa imunizuar ose të imunizuar joplotësisht me DTP, si dhe masa të tjera të urdhëruara epidemike”, sqarojnë nga ISHSSH.
Gjithashtu, shtojnë nga atje, do të angazhohen personat përgjegjës në institucionet parashkollore të përgatisin listën e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar me DTP.
“Të mos pranohen fëmijë me sëmundje tjera infektuese, si dhe për çdo mungesë të shtuar të njoftohet Qendra për shëndet publik – Shkup”, theksojnë nga Inspektorati.